Prishtinë, 22 dhjetor 2020 – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në kuvendin e saj zgjedhor, të mbajtur sot (e martë), i ka zgjedhur dhjetë anëtarë të rinj.
Kuvendi i ka zgjedhur katër anëtarë tw rregullt, tre anëtarë korrespondentë dhe tre anëtarë të jashtëm.
Anëtarë të rregullt të akademisë janë zgjedhur tre anëtarë që deri më tash kanë qenë anëtarë korrespondentë: Kujtim SHALA, (Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë), Edi SHUKRIU, Justina SH. PULA dhe Muhamedin KULLASHI (Seksioni i Shkencave Shoqërore).
Anëtarë korrespondentë janë zgjedhur: Nysret KRASNIQI, Shkumbin MUNISHI (Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë) dhe Besnik KRASNIQI (Seksioni i Shkencave Shoqërore).
Anëtarë të jashtëm të akademisë janë zgjedhur: Abdylmenaf BEXHETI, Brian D. JOSEPH dhe Irena SAWICKA.
(r.m.)