Zhbogar: Sundimi i ligjit kusht për investime në Kosovë

Lubjanë, 13 qershor 2013 – Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se investimet evropiane në Kosovë janë të vogla dhe ka vlerësuar se kjo është pasojë e mungesës së sundimit të ligjit. Ai ka shprehur bindjen se investimet evropiane do të do të rriten “sapo të përmirësohet sundimi i ligjit”.

Duke raportuar për zhvillimet në Kosovë para Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Sllovenisë, Zhbogar ka thënë se për të lehtësuar investimet e BE-së në Kosovë do të krijohet një këshill i investitorëve evropianë.

Ai ka thënë se, deri vonë, të gjitha investimet e mëdha në Kosovë kanë ardhur nga Turqia dhe ka kjërkuar që Sllovenia të shqyrtojë projekte konkrete për pjesën veriore të Kosovës, në kuadrin e pakos që BE po e po përgatit për këtë pjesë.

Duke folur për situatën dhe zhvillimet aktuale, Zhbogar ka thënë se Kosova është ende “konflikt i ngrirë”.

“Te të dy palët ekzistojnë frustrime të mëdha dhe kurrë nuk mund ta dini se çka mund të provokojë një konflikt të madh”, ka thënë ai.

Ai e ka cilësuar “të dukshëm” përparimin e arritur në Kosovë, por ka tërhequr vërejtjen se situata aktuale është me “përplot kundërthënie”.

Zyrtari më i lartë i BE-së në Kosovë ka thënë se integrimi evropian është instrument i rëndësishëm për ndërmjetësimin e BE-së mes Prishtinës e Beogradit.  Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përkrahur rolin e BE-së në Kosovë.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Bozho Cerar, ka thënë se Sllovenia është njëri nga investitorët kryesorë në Kosovë, prandaj e përkrah fuqishëm fillimin e bisedimeve për Marrëveshjen  e Stabilizim Asocimit. Por, ai ka pohuar se ky proces proces varet edhe nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit.

R.M.

Comment

*