Zhelko Komshiq: “Kosova është shtet i pavarur, Bosnja do të duhej ta njihte”

Sarajevë, 10 tetor 2018 – Zhelko Komshiq. Anëtari i sapozgjedhur i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe Bosnja e Hercegovina do të bënte një hap të mençur në qoftë se do ta njihte.

Por, ai ka shprehur dyshimin e kjo do të ndodhë pasi anëtar i  Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës është zgjedhur edhe serbi Milorad Dodik, i cili është kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës.

“Kosova është shtet i pavarur dhe do të ishte e mençur sikur ta njihte edhe Bosnjë-Hercegovina. Por, me Miloradom Dodikun në Presidencë, dyshoj se do të merret një vendim i tillë. Pra, unë nuk e fsheh qëndrimin tim: Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë ai, në një intervistë për Radion Detsche Welle.

Komshiq është shprehur kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve të Bosnjës e Hercegovinës dhe kundër shkëmbimit të territoreve. Ai ka theksuar se prekja e kufijve në rajonin e Ballkanit do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

“Mendoj se kufiri i Biosnjë-Hërcegovinës nuk duhet të ndryshojë, nuk duhet të preket dhe nuk duhet të ketë shkëmbime territoresh, sepse kështu krijohen precedente të rrezikshme. Kufijtë e B-H janë përcaktuar dhe këtë e ka konfirmuar edhe i ashtuquajturi ‘Komisioni i Badinterit’. Shkëmbimi i territoreve nuk vjen në konsiderim, sepse do të ishte një precedent i rrezikshëm”, është shprehur ai. (r.m.)

Comment

*