Zhurnalisti i kotecit zbulon komplotin e Mesila Dodës

Dritarja mediatike e Musa Xhaferrit me emrin qesharak “Zhurnal” e gjeti komplotin. Sipas portalit të BDI-së, Mesila Dodën e ka futur në këtë lojë VMRO DPMNE e Gruevskit nëpërmjet Edmond Themelkos që është kryetar i Pustecit dhe është në aleancë me Edi Ramën.

Kjo mendje që ka shpikur këtë kombinim është në rastin më të mirë budalle, sepse kësaj i thonë të kërkosh gjilpërën në kashtë. Po përse Gruevskit i duhet të lodhë mendjen kaq gjatë, kur njerëzit e partisë së Ali Ahmetit i ka patur tash e sa mot në qeveri dhe i ka sjellë si fuga sa i ka dash qejfi.

Mesila Doda që ka marrë guximin të sjellë në gjuhën e politikës Iliridën është me rrënjë në Iliridë dhe për këtë nuk ka pse pyet as Pustecin, as kecin e BDI-së. Sot, ajo është vënë në syrin e ciklonit të sllavo-maqedonëve që po e kërcënojmë me jetë, ndërsa dikush nga përroi psiqik i BDI-së zbulon konspiracionin ballkanik.

Natyrisht, që këto ditë zërat mes shqiptarëve që nuk duhet ta shqiptojmë Iliridën janë shtuar. Sipas tyre, po prishim punë, se po e shfrytëzon Gruevski këtë gjë. Po a nuk e kuptojnë këta mjeranë që shpalosja e kompleksit të inferioritetit i ka lënë shqiptarët memecë në këtë shtet të sajuar, pa gojë e pa gjuhë. Shqiptarët shpesh tuten se mos na mërzitet armiku, ndaj mos ta çojmë nga gjumi. E njëjta sjellje e do lapangjozëve me grekun, po përsëritet në BDI dhe penxheret e tyre mediatike.

Përse nuk flasin këta zotërinj për shtetësitë që u jepen kriminelëve në Maqedoni, por u mohohen mijëra shqiptarëve? Përse fjala vjen fshatra si Breza janë pa shtetësi? Vetëm në një vit tek Avokati i Popullit në Shkup ke mbi 1500 ankesa për refuzimin e shtetësisë, ndërsa u jepen tak-fak këtyre të Pustecit që na i nxorri bashkëpunëtor zhurnalizmi.

Nuk jua japin shtetësinë, sepse nuk i duan. E kur nuk i duan, kur nuk të duan as si qytetarë të këtij shteti-Frankeshtajn duhet të dalësh më vete. Kur nuk të qas në shtëpi pse duhet t’i hyjmë brenda. Ne shtëpinë tonë, ata të vetën.

Mesila Doda po thotë, nëse ata refuzojnë gjuhën shqipe shpallim mëvetësinë. Nuk po thotë rrëmbeni armët, thjesht po u thotë shqiptarëve të bëjnë politikë, jo të fshihen koteceve si njerëzit e zhurnalizmës.

www.27.al

Comment

*