Zhvillohet turneu me biçikleta në Luginën e Preshevës

Fotoreportazh/Nga fshati Tërnoc, nëpër fshatra të Bujanocit e Preshevës, në qendër të Preshevës, drejt rrugës së vjetër (xhadës së vjetër nga fshati Bilaç) për në Bujanoc e pastaj kthimi për në Tërnoc, ishin 24 dashamirës të biçikletave, në mesin e tyre edhe mërgimtarë, nga mosha 13 e deri 75 vjeç, hiq më pak se 56 km rrugë, me të vetmin qëllim, që edhe Lugina e Preshevës, të ketë „Tour de Lugina“ me biçikleta.

Foto dhe teksti: Dashnim HEBIBI

Tërnoc, Bujanoc, Preshevë, 30 gusht

Në këtë sezon dasmash, e gazmendesh të tjera, me që është muaji i mërgatës, muaji i të mirave, muaji i çmalljes, mërgata jonë, po mundohet edhe të gjej kohë për tu organizuar edhe në forma të tjera, me të vetmin qëllim, që të jemi bashkë dhe të punojmë në vazhdimësi.

Edhe disa vjet më herët, kemi mësuar, apo parë nëpër qytet, një grup biçiklistësh, dikush e ka ditur e disa jo, por është ky grupi i vullnetarëve, Tour De Lugina, turne me biçikleta nga Tërnoci nëpër fshtarat e komunës së Bujanocit dhe Preshevës e deri në Preshevë e më pastaj deri në Bujanoc e Tërnoc.

Vijnë nga Tërnoci, nëpër fshatara dhe kthehen rrugës së vjetër në drejtim të Bujanocit.

Jo rastësisht, organizohet ky eveniment shumë i çmuar në këtë kohë, në muajin korrik, sepse janë “Ditët e Mërgimtarëve”, me që janë thuajse të gjithë mërgimtarët në pushime.

Veprimtari, njëherit, nismëtari, organizatori kryesor i kësaj ngjarjeje, z.Rafet Ademi, që jeton dhe vepron në Zvicër, ai me mbështetje të disa mërgimtarëve dhe bashkëvendasëve të tij në Tërnoc e Bujanoc, kanë filluar këtë nismë, duke shpresuar, se do të gjejnë mbështetje edhe në të ardhmen dhe kësaj ngjarjeje ti jepet edhe më shumë rëndësi.

Kjo nismë vetanake por me shumë shpirt e zemër të mërgimtarit tonë, z.Rafet Ademi, po përkrahet tash më nga të gjithë.

Ishte edhe veprimtari Agron Rahimi nga fshati Turi, i cili jeton poashtu në Zvicër, i shoqëruar me vëllaun e tij, ishin së bashku me shumë dashamirës të tjerë të biçikletës.

Edhe Agron Rahimi, por edhe të tjerët, edhe pse kishin kaluar kilometra të tërë nga Tërnoci e deri në Preshevë, e besa edhe të djersitur në këtë kohë të nxehtë me temperaturë të larë që në mëngjes 35 `C, ata nuk fshehnin mbështetjen për këtë organizim, duke folur fjalët më të mira të mundshme.

I vetmi organizim që mbahet në Luginë të Preshevës, do të mbahet edhe gjatë viteve të tjera.

56 kilometërshi për njërin nga biçiklistët më të moshuar, ishte një emocion i mirë dhe vërtet na thotë ai, se nuk ndjehet i lodhur. „Po i afrohem 75 vjetëve, por po e shoh veten shumë të disponuar dhe hiq të lodhur. Ku të lodhem, kur jam me dashmirës të së mirës, në mesin e mërgimtarëve“. 

Agron Rahimi ndër të tjera na tha: „Edhe ky organizim dhe organizime të tjera që do të organizohen këto ditë në Bujanoc, janë vetëm një nismë e mirë dhe falënderim për mërgatën tonë, se mërgata shqiptare, ishte dhe do të jetë afër atdheut për jetë.

Ai falënderoi të gjithë biçiklistët dhe z.Rafet Ademi për këtë nismë, por edhe zyrtarë të komunës së Bujanocit për përkrahje.Biçiklistët kaluan një distancë prej 56 kilometrave. Gjatë këtij turneu pati pauza gjatë rrugës, por të përcjellura nga dy vetura për raste të ndryshme të papritura.

Rafet Ademi, është shumë i kënaqur me këtë eveniment dhe njëherit falënderon që të gjithë për përkrahje dhe shpreson, se në të ardhmen, do të jetë edhe më madhështorë. 

Ai ndër të tjera për medien tonë tha: „Organizime të tilla organizohet nëpër vende të ndryshme të europës, pse të mos organizohemi edhe ne. Biçikleta e dijmë të gjithë, se është shumë e shëndetshme, praktike dhe kryen shumë obligime.

Mjet i lirë dhe që kryen shumë punë. Nuk bënë tollovi në komunikacion e kështu me radhë. Shpresojmë, se në të ardhmen, do të përkrahemi edhe më shumë, edhe pse, deri më tash kemi gjetur përkrahës të shumtë.

Nuk është e lehtë, të organizohet, por vullneti jonë është i madh dhe ne nuk do të ndalemi, do ja lëjmë trashëgim të rinjëve, që të merren më shumë me sport dhe të ruajmë bukuritë tona natyrore dhe të përkujdesemi më shumë për shëndetin tonë. Jo të dalim me vetura për të pirë kafe, apo për të blerë diçka, por e marim biçikletën dhe shkojmë pa asnjë problem. Kujtoni nëpër europë, e konkretisht në Zvicër, personalitete të larta ecin me biçikleta. Shumë faleminderit të gjithëve“.

24 pjesëmarrësit ishin të pajisur me helmetë mbrojtëse, jelekë dhe vetura, për raste të ofrimit të ndihmës, ishin gjatë gjithë kohës së këtij evenimenti. Mosha më e re e këtij turneu ishte 13 vjeç dhe më e moshuara 75 vjeç.

Edhe qytetarët e Preshevës, mbetën të habitur për fillim kur panë biçiklistët në qendër të Preshevës, ku biçiklistët përballë komunës bënë edhe foto kujtimi, mu te vendi i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së. Pas disa fotove, ata vazhduan rrugën për në stacion të qytetit të Preshevës, pastaj për në Çukarkë dhe rrugës së vjetër e deri në Bujanoc e pastaj për në Tërnoc.

Vlen të përmendet, se këto dy ditë në komunën e Bujanocit, do të ketë edhe organizime të tjera, enkas për mërgatën tonë.

Ky organizim, na bënë me dije, ose na jep elan të organizohemi edhe më shumë që të gjithë bashkë, që të mos e shikojmë mërgatën vetëm për të sjellur të mira në atdhe, por të mundohemi që të bashkëpunojmë me ta dhe të kemi për këto dy tre javë aktivitete të ndryshme argëtimi për këtë pjesë të kombit tonë, për këta bashkëkombas, që sakrifikuan dhe sakrifikojnë gjithçka, që në atdhe të jetë mirë.

 

Comment

*