Zidane e kërkon Durmishin te Real Madridi

Reali i Madridit është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, për zëvendësues të Marçelos, i cili po i luan të gjitha ndeshjet, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk po i beson Fabio Coentraos.

Sipas gazetës “AS”, Reali po e kërkon futbollistin shqiptar të Betisit, Riza Durmishi.

Futbollisti shqiptar që luan për përfaqësuesen e Danimarkës ka kontratë me klubin andaluzian, mirëpo Reali është gati të dërgojë një ofertë të parefuzueshme.

Klauzola për largimin e Durmishit nga Betisi është 20 milionë euro. /Lajmi.net/

Comment

*