Zjarr në shtëpinë e familjes Clinton

New York, 3 janar 2018 – Zjarrfikësit u thirrën për të shuar zjarrin në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe të ish-kandidates presidenciale të Partisë Demokratike Hillary Clinton, në Chappaqua, New York, raporton “USA Today”.

“Deri më tani nuk është njoftuar për të lënduar nga zjarri që shpërtheu në shtëpinë e tyre”, ka thënë Arthur Mendoza nga Policia.

Ai ka thënë se tash për tash nuk mund të japë detaje të tjera.

Policia është njoftuar për shpërthimin e zjarrit në orën 14:50, sipas kohës së New York-ut.

“Journal News”, duke cituar transmetimet në radio të shërbimeve të emergjencave, raporton se zjarri është përhapur nga dhoma e gjumit dhe ai është shuar shumë shpejt nga zjarrfikësit.

Shtëpia e familjes Clinton, e cila gjendet në Chappaqui, në veri të Nju jorkut, është ndërtuar në vitin 1889.

Familja Clinton jeton në këtë shtëpi qe gato 20 vjet. (r.m.)

Comment

*