Zviceranët e Young Boys i morën Skënderbeut barazimin 1-1

Skënderbeu barazoi 1:1 në “Elbasan Arena” ndaj zviceranëve të Young Boys, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B të Europa League.

Korçarët kaluan në avantazh në minutën e 64 me anë të sulmuesit Sowe, i cili çoi në rrjetë një pasim të marrë nga Gjergji Muzaka. Goli i sulmuesit nga Gambia bëri që të elektrizohej stadiumi dhe Skënderbeu të ëndërronte tre pikët. Por avantazhi zgjati vetëm 7 minuta, pasi zviceranët u përgjigjën me anë të Asale i cili ekuilibroi shifrat përmes një kundërsulmi duke gjetur të papërgatitur mbrojtjen bardhekuqe.

Rezultati nuk ndryshon deri në minutën e fundit të takimit. Kjo është pika e parë e Skënderbeut në grupin B. Dy javë më parë korçarët humbën në transfertë ndaj Dynamo Kiev me rezultatin 3:1. Ukrainasit fituan edhe në Beograd ndaj vendasve të Partizanit me rezultatin 2:3, duke u renditur në krye të tabelës me 6 pikë, katër më shumë se Young Boys.

Ndërsa korçarët renditen të fundit me një pikë, po aq sa edhe Partizani i Beogradit.

shqiptarja.com

###

Skënderbeu merr pikën e parë në grupet e Europa League, por barazimi 1-1 me Yang Boys nuk shijon dhe aq shumë me korcarët që kishin të gjitha mundësitë të dilnin me një fitore pasi shpërdoruan sërish golin e avantazhit që mban firmën e Sowe, festojnë më shumë zviceranet për pikën e marrë.

Mëkat që mund të kishte patur më shumë tifozë në Elbasan Arena, aty  ku surprizonte teksa Linte Nimagën në stol Ilir Daja për të hedhur në fushë Muzakën, në mbrojtje Aliti përpkrah Jashanicës, ndërsa para ishte Sahiti bashkë me James e Gavazaj në mbështetje të Soëe. Lajmi më i rëndësishëm te Yang Boys mungesa e sulmuesit Horo. Fillim më i mirë për zviceranët me James që në një goditje këndi i jep pa dashje një asist të shkëlqyer Sanogo qe godet me kokë, por Shehi bën mrekullinë. Reagim prej një djaloshi për 40-vjecarin e Skënderbeut që në të 11 ka një super shans, në një zbritje të shpejtë me Muzakën që humbet topin por e rifiton Gavazaj që del para portierit me James por nuk arrin të pasojë te nigeriani me portierin Von Ballmos që ndërhyn. Për më tepër mbetet i dëmtuar 22-vjecari nga Prizreni që lë fushën me barrellë dhe e ka të pamundur të rifutet në fushë, me Ilir Dajën që detyrohet të bëjë zëvendësim të detyruar duke futur në lojë Takun. Në minutën e 23 Sowe lë në vend një kundërshtar dhe godet por pret Ballmoos. Mjaft i bukur veprimi i Sowe, që një minutë më pas ka një rast të artë kur James e prezanton me një pasim inteligjent para portierit që arrin i pari topin. Merr zotëroimin e fushës dhe inisuiativën Skënderbeu që në të 26 është sërish para me një godije jashtë kuadratit të Jashanicës.

Në minutën e 35 kërkon penallti Skënderbeu për prekje të topit me dorë, por nuk e akordon gjyqtari holandez Kevin Blom, ndoshta edhe psese Von bergen e prek nga distanca e afërt pasi e ka goditur me kokë. Gjithsesi holandezi nuk ndan të njëjtin mendim edhe me pretendimin e Soëe pak më vonë edhe pse afrikani rrëzohet para zonës kundërshtare. Skënderbeu superior në qarkullim dhe është përpara por lë hapësira pas dhe Yang Boys ka rastin ideal për ta goditur në një kundërsulm të shpejtë në minutën e 40 por për fat të Mirë Sulejmani pasi ka kaluar Fidan Alitin godet jo sic duhet në portën e Shehit. Mbyllet në këtë mënyrë pa gola një pjesë e parë më e mirë për Skënderbeun që është më kërkues edhe në fillimin e të dytës. Në minutën e 53 Sowe nuk arrin të devijojë sic duhet një top drejt portës, me Ilri Dajën që e mban skuadrën përpara ndërsa zviceranët kërkojnë kundëruslmin, në të 57 kanë një rast ideal me Assale që kalon Vangjelin në të majtë dhe pason në qendër por Aebicher humbet një penallti të vërtetë në lëvizje. 8 minuta më vonë është Bërki që godet prirtas por vetëm sa për të na kujtuar se kush është mes shtyllave të korcarëve, Orges Shehi. Në minutën e 65 vjen dhe goditja e Ali Sowe, një giol thuajse fotokopje me atë ndaj Partizanit teksa i duhet vetëm një prekje për të cuar në rrjetë pasimin inteligjent të Muzakës.

Fantastik sulmuesi i Skënderbeut që pas kampionatit gjen golin e parë dhe në Europë, megjithatë nuk ka të njëjtin fat si me golat edhe me arbitrin që sëruish në të 70 i injoron pretendimet e tij për një tjetër prekje me dorë. Gjithsesi nuk është kjo e keqja e Skënderbeut por shpërqëndrimin në minutën e 72 kur Ngalemeu pason nga e majta dhe Assale krejtësisht i lirë ndëshkon Orges Shehin.

Ka të drejtë të irritohet portieri i Skënderbeut, ishte një gol që duhej evituar, mëkat pasi Skënderbeu nuk ka më raste të mira, ndërsa një i zviceranëve në minutën e parë të shtesës me Nsame gjen përgjigjen e duhur nga Shehi, dhe mbyllet kështu 1-1 . Një pikë absolutisht jo për tu hedhur por që mund të kishte qenë një fitore.

SuperSport

Comment

*