Zv/ministri Krasniqi: Të shterohen të gjitha mundësitë, para se të merren kredi

Prishtinë, 11 prill 2020 – Zëvendës-ministri i Financave dhe Tranfereve në Qeverinë e Kosovës në detyrë,  Agim Krasniqi, ka thënë se kreditë duhet të jenë burimi i fundit I mjeteve për përballimin e pasojave ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për kursime, para se të marrë kredi.

Ndër të tjera, ai sugjeron shtyrjen e projekteve të reja kapitale, shtyrjen e projekteve të filluara që nuk prodhojnë detyrime financiare dhe mobilizimin e fondeve në Kosovë.

Krasniqi thotë se marrja e kredive duhet të jetë opsioni i fundit dhe thekson se ato duhet të orientohen në ruajtjen e vendeve të punës dhe në mbështetjen e bizneseve.

Postimi i plotë i zëvendësministrit të Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi:

Kredimarrja element i fundit për të tejkaluar vështersit ekonomike në kohën e Coronavirusit

Vazhdon të interpretohet jo drejtë termi ndihmë edhe për grantet dhe kreditë në kuptimin e marrëveshjeve financiare që po nënshkruan Republika e Kosovës me Qeveri nacionale apo Institucione Financiara Ndërkombëtare. Por dallimi është substancial dhe me efekte tërësisht të ndryshme për ekonomin.

Kur një shtet apo institucion jep grante për shtetin përfitues, kemi të bëjmë me ndihmë dhënë një shteti pa obligim të kthimit të mjeteve financiare të marrësit ndaj dhënësit të ndihmës.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për kredit sepse kredit mund të jenë më pak ose ma shumë të volitshme, por gjithsesi janë borxhe të qeveris sepse në këtë rast marrësi i kredisë duhet të kthejë kredinë së bashku me kamat. Edhe në rastin kur mund te jetë kamata zero prape se prape duhet të kthehet principali apo më sqarua me gjuhën e popullit kredia e marr. Andaj kur të flitet për kredinë duhet cekur sakët se kredia mund të jetë më e volitshme apo më pak e volitshme, por kurrsesi nuk mund të thuhet se është grant sepse përzihen konceptet financiare.

Edhe në këtë situate nëpër të cilën po kalon Kosova nga Coronavirusi, kredit duhet të jenë elementi i fundit që shteti duhet të përdor për të tejkaluar pasojat ekonomike të shkaktuara nga ky virus. Duhet pasur kujdes që ndihmat për skemat sociale të orientohet vërtet te ata që kane nevojë sepse praktika e deritanishme na ka treguar të kundërtën ku përfituesit nga buxheti i shtetit kanë qenë kategoritë jo meritore. Pastaj duhet parë gjitha mundësit për kursime duke përfshirë shtyrjen pa hezitim të projekteve të reja kapitale, shtyerje të implementimit të projekteve të filluara aty ku detyrimet financiare mund të shtyhen, kursimet tjera edhe në kategoritë tjera që nuk janë shumë të rëndësishme për momentin, duhet kërkuar mbështetje përmes granteve te qeveritë mike dhe IFN, mobilizim të fondeve që janë në Kosovë e tek në fund duhet parë si mundësi kredimarrjen e cila duhet orientuar për të ruajtur vendet e punës, ruajtur bizneset dhe përmes tyre ciklin ekonomik funksional.

(r.m.)

Comment

*