Zyrtarizohet shitja e Feronikelit, Samir Mane ndër aksionarët e rinj?

Prishtinë, 22 korrik 2018 – Një kompani e panjohur, me emrin “NKL Limited”, me bazë në Londër, është blerësi zyrtar i Ndërmarrjes Shoqërore “Feronikeli”, nga kompania “Cunico Resource”.

Nga vendimimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës shihet se më 22 qershor të këtij viti është marrë vendim që Fernoikeli të jetë nën drejtimin e kësaj kompanie, pjesë e së cilës është biznesmeni nga Shqipëria Samir Mane.

“Përqendrimi përmes përfitimit 100% të kontrollit nga “NKL Limited”, në cilësinë e blerësit mbi “NewCo Ferronikeli Complex LLC-Cunico”, në cilësinë e shitësit. II. Parashtruesi i Njoftimit për Përqendrim obligohet të paguaj taksën administrative për Autorizimin lidhur me Realizimin e Përqendrimit në përputhje me Nenin 20 të Ligjit Për Mbrojtjen e Konkurrencës, dhe neni 20 të Udhëzimi Administrativ Nr.06/2012, bëhet kundrejt pagesës në vlerë prej 3,000.00 € me shkronja ( tre mijë euro )”, thuhet në vendimin e AKK.

Klan Kosova raportoi se biznesmeni Mane është i përfshirë në prapaskenën e blerjes së Feronikelit.  “Balfin Group” është kompani në pronësi të Manes dhe, sipas raportimit, është në fazen finale të negociatave me kompaninë “Cunicio Resoure”.

Mane dhe kompania e tij “Balfin Group” ende nuk janë deklaruar zyrtarisht se si janë përfshirë në këtë transaksion multi milionësh.

Gazeta Insajderi kishte raportuar për skemën mashtruese të drejtorit të Feronikelit, Ysuf Mirajkmedov,  i cili dyshohet se është fshehur në Uzbekistan. Mirakhmedov po dyshohet se ka dëmtuar gjigantin metalurgjik maqedonas “Feni Industries” në vlerë prej mbi 50 milionë dollarësh.

Drejtoria e Policisë Financiare kishte ngritur kallëzim penal kundër Mirakhmedov në Prokurorinë Publike të Veles. Dyshohet se ish-drejtori i “Feni Industries” ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

“Feni Industries” në Kavadar dhe “Cunico Marketing” në Dubai kishin pasur raporte afariste për një periudhë trevjeçare. Kompania nga Dubai blente xehet e kompanisë maqedonase. (r.m.)

Comment

*